Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor

Kosova

Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor

Më: 10 shtator 2012 Në ora: 20:53

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se më 8 tetor, me një manifestim solemn do të vendos gurthemelin e xhamisë qendrore në qendër të Prishtinës, afër PTK-së.

“Ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë është një nevojë e kahershëm për kryeqendrën tonë, ka dashtë Zoti që tani të krijohen kushtet dhe mundësitë që të nisim realizimin e një projekti të madh për vendin, Bashkësinë Islame, besimtarët dhe kryeqytetin tonë”, thuhet në një njoftim të BIK.

Sipas njoftimit, fillimi i realizimit të këtij projekti është mundësuar vetëm pasi kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, Bordi i Drejtorëve dhe Asambleja komunale e Prishtinës iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ndarë truallin për xhami.

BIK-u kërkon përkrahje dhe ndihmë ‘morale e materiale’ nga qytetarët, duke shtuar se për këtë qëllim, Kryesia e BIK ka hapur edhe llogari bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat