Moti bën kthesën drastike, meteorologët zbulojnë çfarë na pret në ditët në vazhdim

Kosova

Moti bën kthesën drastike, meteorologët zbulojnë çfarë na pret në ditët në vazhdim

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:34
Harta

Temperatura mjaft të ulëta u shënuan edhe në mëngjesin e sotëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon.

Në Kosovë temperatura zbriti deri në -10 gradë Celsius sa u shënua në disa ultësira, ndërsa në viset kodrinore-malore sigurisht se mund të ketë qenë edhe më ftohtë.

Temperatura më e ulët e regjistruar shihet në Turqi -19 gradë Celsius, ndërsa në Bullgari -16 gradë Celsius.

I ftohti polar po ikë dhe tani radhën a kanë masat më të ngrohta ajrore që vijnë nga Altantiku, Mesdheu dhe Afrika Veriore.

Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen gradualisht dhe na presin ditë dhe netë të ngrohta” për këtë periudhë kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat