65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Kosova

65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

65 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Një pacientë është në respirator (CPAP) dhe 43 janë në oksigjenoterapi.

Nga spitali njoftojnë se 12 pacientë të tjerë të cilët po marrim trajtim aty janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat