Moti ndryshon në fundjavë

Kosova

Moti ndryshon në fundjavë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 06:15
Parashikimi i motit

Në fundjavë ndryshueshëm, më ngrohtë, mundësi për riga lokale shiu.

1.11.2019 - Në ditët e fundjavës vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Europa perëndimore mbi Itali, ndërsa, nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë.
Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, më i ngrohtë, e priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht ditën e diel. Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Ditën e hënë, vende-vende priten reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kryesisht me diell.
Pasiqë ditëve në vijim, pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare.

2.11 - Vransira dhe intervale me diell.
3.11 - Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
4.11 - Mot i ndryshueshëm, me erë, vransira dhe intervale me diell. Paradite dhe pasdite vende-vende me reshje të dobëta shiu.
5.11-6.11 - Më ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, minimale do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri 19C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 4-14m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie të theksuar nën këto vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat