Isa Mustafa: S’di çka jeni tek veç në Lutfi Hazirin, pse të tjerët në LDK s’i përmendni

Kosova

Isa Mustafa: S’di çka jeni tek veç në Lutfi Hazirin, pse të tjerët në LDK s’i përmendni

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:15
Isa Mustafa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sonte në Argument Plus ka thënë se Lutfi Haziri nuk është shef i negociatave me VV’në, siç është raportuar tash e sa ditë.

Mustafa ka thënë se nuk e di pse Haziri përmendet gjithë, përderisa në këto bisedime janë përfshirë edhe plotë të tjerë nga LDK.

‘’Ne deri tani, në process të bisedimeve me VV një kohë kemi pas Shalën me Hotin, pastaj Hoti-Abdixhiku pastaj i kam thënë Hazirit të kyçet në proces dhe të kontribuojë në mënyrë që të shkojë përpara. Ka qenë edhe Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi, Arben Gashi’’.

‘’Më lë përshtypje pse asnjë prej tyre s’përmendet, e veç Haziri. Nuk mund të bëhet rast, sepse është nënkryetar i LDK’së. Kur s’jam unë, më përfaqëson ai, Vjosa e Veliu. Njerëz që kanë punuar për LDK’në’’.

‘’S’kemi nevojë për shef të ekipit, sepse ata diskutojnë në mënyrë të veçantë për fusha të veçanta’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat