Blerta Deliu, deputetja nga Drenica milionere në Prishtinë

Kosova

Blerta Deliu, deputetja nga Drenica milionere në Prishtinë

Nga: Shqipe Osmani - Bota sot Më: 14 prill 2011 Në ora: 13:05

Në formularin e paraqitur në KQZ Blerta Deliut ka deklaruar 1 hektar e 80 ari në Sofali, 24 ari trull në Veternik, 30 ari truall në lagjen Prishtina e Re, banesë në Prishtinë, shtëpi në Ulqin.

***********

Janë të rinj deputetë por të rinj edhe në politikë. Por nuk janë aq të “varfër’ për nga pasurua aq sa janë të “varfër” për nga përvoja e tyre në Kuvendin e Kosovës. Janë deputetë pa ndonjë të kaluara në politikë, sikur që nuk njihen as si biznesmenë, por deputetët e rinj duket se kanë “trashëguar” një pasuri “përrallore” edhe në rrethana sociale në Kosovë. Madje duket se edhe deputetët i takojnë asaj kategorie të zyrtarëve që janë pasuruar “brenda natës”. Në fakt disa deputetë tashmë janë të njohur si biznesmenë dhe nuk është e ‘habitshme’, se në formularët e tyre tashmë figurojnë shifra milionëshe të pasurisë së tyre, por pak më “të pa imagjinueshme’, mbeten formularët e disa nga deputetët e rinj , që nuk një background të gjatë politikë e as në biznese, por mbase janë edhe milionerë. Jemi dëshmitarë se shumica prej, qytetarëve thënë më drejt pothuaj të gjithë, para lufte kanë qenë të papunë, nuk janë marrë me biznes, kanë jetuar jashtë shtetit si “azilantë”. Disa deputetëve të tashëm mbase edhe kanë qenë pjesëmarrës të luftës, ndërsa pas lufte shumica prej tyre janë bërë milionerë. Sido që të jetë mbetet pikëpyetje se prej nga dhe si vjen pasuria e disa deputetëve të rinj që edhe nuk janë të njohur as edhe si biznesmen . Këtë përgjigje do të duhej ta kërkonin zyrtarët e Agjencionit Kundërkorrupsionit të Kosovës. Aq më tepër, prejardhjen e pasurisë edhe të deputetëve , mbase janë zyrtarë të lartë do të duhej ta kërkonin inspektorët, prokurorët, shteti i ligjit e drejtësisë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Boa sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat