Haradinaj: Lirimi i bujqve nga akzica për derivate është i nevojshëm

Kosova

Haradinaj: Lirimi i bujqve nga akzica për derivate është i nevojshëm

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:56
Ramush Haradinaj dhe Xhafer Tahiri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar bujqit e Komunës së Vushtrrisë se Qeveria që ai drejton do të punojë për heqjen e taksës së akcizës për derivate, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të favorshme në sektorin e bujqësisë.

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me kreun e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me të cilin ka biseduar për projektet në këtë komunë dhe zhvillimin e bizneseve.

Haradinaj tha se zgjerimi i rrugëve, unaza e qytetit, kyçja individuale për ujë të pijes, janë vetëm disa nga projektet që do të implementohen në këtë komunë. Haradinaj: Niveli qendror ka mundur të bëjë shumë më shumë për Vushtrrinë Video

“Niveli qendror ka mundur të bëjë më shumë për Vushtrrinë dhe përkundër faktit që i kemi ndërmarr disa veprime, duke iu përgjigjur interesave të qytetarëve të Vushtrrisë. I kemi edhe disa ngecje, i diskutuam ato ngecje siç është p.sh. kyçja individuale për ujë të pijes. Janë po ashtu disa projekte të tjera për të cilat do të bëjmë përpjekje që të zëmë kohën e mbetur të këtij viti. I biseduam këto tema të rëndësisë së veçantë, zgjerimin e rrugëve dhe intensifikimin e punëve, biseduam unazën, po ashtu biseduam edhe disa prona tjera që janë me interes për qytetarët e Vushtrrisë”, tha Haradinaj. Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri tha se kreu i Qeverisë së vendit mbështeti projektet që janë duke u zhvilluar në komunën e Vushtrrisë dhe ato që pritet në të ardhmen. Tahiri:  Projektet e komunës do të kenë përkrahjen financiare të Qeverisë

“Sigurisht, që ka edhe shumë projekte tjera për qytetin e Vushtrrisë që i diskutuam me kryeministrin për periudhën në vijim  dhe për të cilat morëm mbështetje nga kryeministri se do të vazhdohen në një intensitet të lartë. Në radhë të parë, do të fillojmë me një intensitet të shtuar në zgjerimin e rrugës nga Lumi i Madh dhe deri në Mitrovicë, të magjistrales Prishtinë- Mitrovicë, pasi  është një interes jetik për qytetarët e Vushtrrisë dhe krejt veriut. Biseduam edhe për projektet investive që janë në komunën e Vushtrrisë edhe nga sektori privat,  të cilat do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës , dhe po ashtu për projekte tjera siç është unaza e qytetit të Vushtrrisë e cila është projektuar nga qeverisja komunale dhe që morëm sot mbështetje nga kryeministri që do të vazhdohet të përkrahet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Tahiri. Gjatë vizità «s në Vushtrri, kryeministri Haradinaj është pritur nga  komuniteti i bizneseve që veprojnë këtë komunë.  Ai theksoi se nga ky takim ka marrë kërkesat dhe vlerësimet e sipërmarrësve, të cilat do të trajtohen me kujdes. Haradinaj: Lirimi i bujqve prej taksës së derivateve është i drejtë

“Zhvilluam një bisedë të mirë besoj me sipërmarrës. Janë disa porosi, një është që është rritë prodhimi, pra e dëshmojnë vetë, është rritur në mënyrë të konsiderueshme, kuptohet për të avancuar dhe për të qenë konkurrent me rajonin. Lirimi prej taksës së derivateve për bujqësi, të naftës, të traktorëve, për makineri të bujqësisë besoj është e nevojshme dhe e drejtë. Do të punojmë në këtë drejtim”, porositi kryeministri Haradinaj. Ndërsa, pronari i kompanisë Pestova - Vipa Chips, Bedri Kasumi përmendi kërkesat që ka ai për Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se heqja e akcizës së naftës për bujqit dhe sigurimi i kulturave bujqësore nga fatkeqësitë do ta ndihmonin shumë këtë sektor. Kasumi: Akciza e naftës për bujqit të hiqet sa më shpejt Video

“Heqja e taksës në lëndë të parë për prodhim e ka bërë të veten. Ka qenë një bashkëpunim i mirë në mes institucioneve vendore, prodhuesve, fermerëve dhe qeverisë lokale, mirëpo e thashë edhe para kryeministrit, po e them edhe këtu. Pasi i takoj sektorit të bujqësisë kam dy kërkesa: një që ta mundësohet sigurimi i kulturave bujqësore nga fatkeqësitë elementare dhe e dyta, mundësisht akciza në naftë për bujqësi të hiqet sa më shpejt, pasi vërtet është diçka që e rrit koston e prodhimit bujqësor”, tha Kasumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat