Reçica uron përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë për marrjen e detyrës

Kosova

Reçica uron përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë për marrjen e detyrës

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:44
Skender Reçica dhe Maria Suokko

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj.Maria Suokko.

Ai përmes një statusi në Facebook, e ka uruar për marrjen e detyrës dhe i ka uruar suksese në punën e saj

Postimi në Facebook:

Mirëprita në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj.Maria Suokko të cilën e urova për marrjen e detyrës dhe i urova suksese në punën e saj.

MPMS dhe UNDP kanë të thelluar bashkëpunimin në shumë projekte të rëndësishme, posaçërisht në rritjen e mundësive për punësim.

Me znj.Suokko u dakorduam që të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin në projekte të radhës në të mirë të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat