Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 20 mars

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, mban konferencën informuese për lansimin e “Programi për grantet e përputhshme”. (Hotel “Emerald”, ora 08:30)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për mbështetjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve.  (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00) 

Jahjaga Foundation organizojnë tryezën “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi viziton Federatën e Basketbollit të Kosovës. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze prezanton fjalorin  japonisht – shqip, me autore Reko Dida. (Zyrat e “The Cambridge School”, ora 11:30)

Shënohet 68 vjetori i Arkivave të Kosovës. (Restorant “Vila Gërmia”, ora 12:00)

Fillon fushata “Gara për Gjakovë të pastër”. (Parku i qytetit të Gjakovës, ora 12:00)

“Demokracia Studentore” organizon protestë kundër punësimeve të pa ligjshme në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. (para Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 12:15)

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit, Selim Berisha. (Kinema ABC, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Deputetët Kuvendit të Kosovës mbajnë aktivitetin “Ditët e Kuvendit” në Skenderaj. (Kuvendi Komunal i Skenderaj, ora 14:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit. (Agjencia Kundër Korrupsionit, ora 14:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 16:00)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 16:30)

Përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide, mban konferencë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Stërvitja e parë  e Kombëtares së Danimarkës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat