Dita e katërt e grevës në arsim, SBASHK nuk heq dorë nga kërkesat

Kosova

Dita e katërt e grevës në arsim, SBASHK nuk heq dorë nga kërkesat

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

SBASHK përmes një komunikate për media ka përkujtuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtoritë arsimore komunale të angazhohen për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave dhe të mos të bëjnë presione kundër grevistëve pasi kjo është e ndaluar me ligj dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë do të ngre padi.

Edhe në ditën e katërt, bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet  të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Gjatë ditës, kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Malishevës dhe  Prizrenit, ku grevistët në të gjitha këto institucione  janë shprehur se do të  vazhdojnë  grevën deri në plotësimin e kërkesës për përmirësimin  e koeficienteve prej 30 %.

Ndryshe, SBASHK i ka bërë thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e mësimdhënësve në procesin mësimor, por këta të fundit janë shprehur këmbëngulës se pa plotësimin e kërkesës nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se greva mund të zgjasë edhe me muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat