Marëveshje për “korigjim të kufijëve” apo kurthë për coptim të ri territorial të Kosovës!

Kolumne

Marëveshje për “korigjim të kufijëve” apo kurthë për coptim të ri territorial të Kosovës!

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 6 shtator 2018 Në ora: 15:11
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Qeveria dhe presidenti e thanë atë që “duhet” të thonin, ata e konsideruan të mbyllur debatin-lidhu me bisedimet Kosovë-Serbi. Si duket ky refuzim i njëanshëm ndaj opozitës do të zbutet më vonë kur punët kryhen, ashtu siç po i ndryshojnë qëndrimet, sa herë që bëhet presion në ta, gjë që do të ndodhë fatkeqësisht edhe tash, pas një presioni të vazhdueshëm të BE-së. Por, tash do të përballen edhe me presionin e brendshëm politik dhe qytetarë sidomos pasi që shtypi botërorë do të ndriqon publikisht tekstin e marrëveshjes për korigjim të kufijëve...(?) e cila po defaktorizon palën shqiptaro-kosovare, por edhe nuk krijon hapësirë për operacionalizimin kohor të saj. 

Edhe pse nuk ka ndonjë prononcim të qartë duket se pala kosovare do të pajtohet me modifikimin e Marrëveshjes, në emrim, jo në konceptimin e saj; të pafavorshëm për palën kosovare. E njëjta gjë kishte ndodhur më heret me protokolin e bashkëpunimit policor, të cilit i jepnin konotacion të marrëveshjes teknike, që ishte një mollë sherri në mes të vendorëve dhe ndërkombëtarëve, ngase nuk u ndryshohuacasgjë në raportet reciproke Kosovë-Serbi, bile as që përflitet për tërheqjen e kërkesës serbe drejtuar Interpoit për burgosjen dhe ekstradimin e qytetarëve shqiptarë, fotografitë e të cilëve janë akoma të fiksuara në zyret e Interpolit.

Nuk di si do të inkorporohet pala kosovare në këtë marrëveshje, nëse nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejt e hartimit të saj, apo ka marrë pjesë jasht syve të opinionit, duke qenë sekrete aq sa ishte plaçkitja e dhomës policore më të sigurt në Kosovë, ku u vodhën dëshmi të vefshme policore dhe gjyqësore, por edhe një shumë e konsideruar e parave, por edhe e drogës, si provë e mundshme në ndonjë nga proceset e hapura gjyqësore. 

Deri më tash u pa se nuk ishte aq e madhe brengosja e Eulex-it për të luftuar krimin e organizuar, korrupcionin, trafikimin e qenieve njerezore..., aq sa karakterizohet me aspirata te qëllimshme politike, për të zbutur qëndrimet e brendëshme përbrenda BE-së dhe per t'ia hapur rrugën Serbisë per të fituar statusin e shfrytëzuesit të vizës së bardhë Shengen, edhepse kufijtë Kosovë-Serbi nuk ishin të demarkuar, që si kundërshpërblim do të kishte së paku njohjen e kufijëve "administrativë"-ndërkombëtarë të Kosovës (?) Por ndodhi ajo që më së paku pritej, Serbia u shpërblya, ndërsa Kosova është akoma në pritje për qarkullimin e lirë të qytetarëve të RKS-së në vendet evropiane, për të ndryshuar bindjet e tyre politike dhe, për t'iu përafruar Evropës sa më shumë, si dhe për të larguar vëmendjen e opinionit të brendshëm të saj nga frika e influencës ruse. 

Evropa edhe tash u tregua shumë e butë në raport me Serbine, ngase atë e konsideron si partner të rëndësishëm të zhvillimeve të reja në Evropë, shumë më shumë se Kosovën, sovraniteti i së cilës është në lëkundje të vazhdueshme edhe për shkak të kufijëve të saj porozë. 

Si duket qëndrimi i deritanishëm "i shkopit" për të dënuar kriminelët serbë, më të kërkuar pas Luftës së Dytë Botërore, të ndjekur për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, nuk solli suksesin e pritur, pra në vend se Evropa të rriste presionin ndaj Serbinë për të zbutur qëndrimin, ia dha krahun asaj edhe njëherë. Në rastin më të keq le të jet edhe ashtu, por jo mbi kurrizin e Kosovës. 

Zhvillimet e tilla të papritura morën hov edhe për shkak të pasivitetit evident të poitikës së jashtme shqiptare-kosovare, e cila humbi efektshmërin e saj sidomos pas përqarjeve të brendshme partiake të “sponsoruara” nga pozita, duke mos zhviluar hapat e mëtejmë të përbashkët, meqë poitika e jashtme e shtetit nuk është vetëm çështje e pozitës, por të një angazhimi të përgjithshëm bipartizan pozitë e opozitë, e cia tash për tash po shprehet me një rivalitet të brendshëm agresiv, e shumë të butë në raport me Serbinë, dhe në përgjithësi me dipomatët e huaj. 

Se a don Serbia t'i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën apo jo, kjo është çështje e saj, por nuk mund te shkilet vullneti i mbi 2 milonë shqiptarëve per t'ia hapur shtegun Serbisë, meqë ajo duhet të plotesojë synimet per siguri te brendshme dhe të jashtme, dhe kontrollin e kufijëve te saj, si parakushte për të fituar në fillim statusin e përfituesit të vizës së bardhë të Shengenit, tash të përpjekjeve për anëtarësim, për të vazhduar mëtutje deri në pranimin e saj, ndërsa pala kosovare do të kënaqej me premtime, a nuk ishte kështu deri më tash?

Edhe pse skandalet e diplomacisë serbe nuk u ndalën asnjëherë, si ato në kohën Sadamiane, por edhe pas Sadamiane, edhepse u kuptua se Serbia nuk ka ndalur asnjëherë miqësinë e përbashkët me regjimin kriminele  të të tipi Sadamian, duke i garazhuar në hangarët serbë 19 aeroplane të po atij regjimi, të tipit rus MIG. Kjo nuk ishte ndonjë befasi, meqë Serbia kishte përkrahjen e madhe diplomatike prej Irakut, në kohën e dominimit te regjimit satrap te Sadam Hyseinit, por gjithashtu edhe të Sirise dhe te Libise qe konsideroheshin si eksportuesit e terrorizmit nderkombetare, lidhjet janë akoma të fuqishme. 

Lidhjet e Serbisë me keto shtete datonin qysh heret nga periudha e Josip Brozit dhe Ligës së painkuadruareve, lidhje ideologjike që ishin të sforcuara edhe më pas, meqe partia Ba'ath ishte parti politike e influencuar nga rusët, me shume premisa të ideologjisë komuniste, që kishte si synim vendosjen e socializmit të modifikuar, duke i dhënë edhe ngjyrë fetare, për të mashtruar popullin e vet brenda përbrenda, duke mos lënë vend për asnjë mëdyshje, ngase gjenerata e mesme e politikanëve të tyre por edhe ajo më e vjetër ishte shkolluar nëpër univerzitetet ish-jugosllave (pak a shumë at “urnek” po e hasim edhe në institucionet e RKS-së, sidomos në gjyqësi dhe prokurori). Gjithashtu kjo miqesi ishte edhe pjesë e marrëveshjeve të ndërsjellta ushtarake, për trajnimin e oficereve te rinje, pilotëve..., ata me vone përbënin edhe bërthamen kyçe të kuadrove udhëheqëse ushtarake. 

Nga ky partneritet kishin lindur edhe martesa te perziera, qe e ngulmonin ne skajshmëri "dashurinë ideologjike", për atë edhe është vështirësuar hetueshem ndikimi i diolomacisë kosovare për ta njohur ndërkombëtarisht Kosovën e pavarur. Nuk mund të shuhet aq lehtë propaganda e kohës serbo-ish jugosllave-ruse per miqësinë me jugosllavo-serbet, kur kanalet qendrore te lajmeve ne lindjen e mesme madhëronin lidhjet ideologjike, përfshirë ajo me Asadin e vjetër dhe të riun, në të kaluar? me kolonel Gadafin, ku shumë ushtarak serb ishin mbrojtësit dhe përkrahësit e tij të devotshëm, më mbretin Hysein..., por edhe ndikimi i fuqishëm rus, që ka bërë furnizimin e këtyre vendeve me armatim dhe teknoogji ushtarake, por që ka bërë edhe trajnimin e oficerëve të rinjë, në vazhdimësi nga e kaluara.

Do si do një marrëveshje e tilë çfarë po prezantohet në opinion përveq që është poitikisht e dëmshme, në këtë fazë, po hap dyert e bisedimeve serbo-shqiptare, edhe pas dhënjesë së mendimit të GJND, dhe po krijon paqartësi konstitucionale, por edhe po debalanson raportet Kosovë-Serbi, meqë marrëveshja nuk është kushtëzuar as me ndryshimin e rezolutën 1244, tashmë të tejkaluar pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, dhe po zvetnon kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe po dobëson pozicionin diplomatik të saj, para marrëveshjes “përfundimtare” Kosovë-Serbi dhe, para pranimeve të reja ndërkombëtare. 

Krahas këtij debakli të mundshëm politik-dipomatik, po rriten gjasat për shtim të tensioneve në Mitrovicën e Veriut, dhe po shtohen gjasat e përzierjes së drejtpërdrejtë të MUP-it serbë në territorin e Kosovës. Deri më tash është përmendur se një marrëveshje e tillë është nënshkruar me shtetet fqinje, por po harrohet qëlimisht një fakt shumë i rëndësishëm se Kosova nuk ka qenë me ta në luftë në njërën anë, por në anën tjetër këto shtete e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, gjithashtu nuk kanë shfaqur pretendime territoriale ndaj saj. 

Nëse Serbia deri më tash nuk reaizojë asnjë nga premtimet ndërkombëtare, por edhe djegu ambasadën amerikane, shumëherë shfaqi urrejtjen e hapur ndaj perëndimit, por në anën tjetër po financon pushtettin paralel në enkavat serbe me mjetet që akordohen për zhvillimin e saj, pot edhe duke shlyerë borgjin mbi 0.5 miiardë dollarë ndaj BB. 

Nëse institucionet e Kosovës pranojnë përbuzjen që do të manifestohet me defaktorizimin e plotë të institucioneve, atë që mund të bëjnë më së paku është kërkesa për referendum, që qytetarët të vendosin për të ardhmen e Kosovës, ngase Kosova dalëngadalë po humbë sovranitein e saj të jashtëm, dhe po vjen në pozitë konstitucionale të ciën e kanë Iranda Veriore, Skotanda dhe Uellsi, të cilat kanë shumë prerogativa shtetërore, por kufijtë e jashtëm të këtyre shteteve janë në kuadër të Britanisë së Madhe. Për të mos ardhur deri te një situatë e tillë institucionet kosovare duhet të jenë më transparente, por tash për tash me vazhdimin e mëtejmë të procesit të “korigjimit të kufijëve” do të futë Kosovën në rrugë qorre, që poitikisht dhe me dipomaci e ka vështirë të del nga kurtha që po i gatitet, liderë mendoni mirë për të ardhmen e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat