Studimi: Të fusni gishtin tuaj në hundë e pastaj të hani atë, është e shëndetshme

Këshilla mjekësore

Studimi: Të fusni gishtin tuaj në hundë e pastaj të hani atë, është e shëndetshme

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

 

Shumica e njerëzve do të pajtoheshin se kanë futur gishtin në hundë dhe më pas edhe i kanë ngrënë ato, kur ishin të vegjël.

Futja e gishtave në hundë nuk është një gjë e rrallë për t’u parë, veçanërisht nga fëmijët. Kur fillojmë të rritemi ose fillojmë ta heqim atë shprehi, ose e bëjmë tinëza.

Megjithatë, sipas një studimi, futja e gishtave në hundë, pastaj në gojë është e mirë dhe ne duhet të inkurajojmë fëmijët tanë ta bëjnë këtë gjë.

Arsyeja sipas këtij studimi është se mukusi i hundëve me të vërtetë kanë një sërë përfitimesh shëndetësore- dhe ato mund të jenë veçanërisht të rëndësishëm për fëmijët në rritje.

Studimi zbuloi se ato përmbajnë një pështymë që formojnë një pengesë kundër baktereve.

Hulumtuesit tani janë duke kërkuar një mënyrë për të krijuar mukus sintetik që të mund të bëhet çamçakëz ose pastë dhëmbësh për të siguruar të njëjtat përfitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat