Demenca – a janë meshkujt apo femrat më të rrezikuar nga Alzheimeri?

Këshilla mjekësore

Demenca – a janë meshkujt apo femrat më të rrezikuar nga Alzheimeri?

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:44
Ilustrim

Demenca është emri që i jepet një grupi simptomash që ndërlidhen me një ngadalësim të vazhdueshëm të funksionit të trurit.

Lloji më i zakonshëm i demencës është Alzheimeri dhe demenca vaskulare.

Sëmundja e Alzheimerit shkaktohet nga një ndërtim anormal i proteinave në apo rreth qelizave të trurit, ndërkaq demenca vaskulare shkaktohet nga një qarkullim i reduktuar i gjakut në tru.

Faktorët e rrezikut për secilin lloj të demencës varen. Por, kush janë më të prirë ta zhvillojnë demencën: meshkujt apo femrat?

Sipas Shoqatës së Alzheimerit, femrat janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Ata shtojnë se ende nuk dihet arsyeja e saktë se përse femrat janë më të rrezikuara, por besohet se ndërlidhet diçka me gjenetikën.

Megjithatë, meshkujt janë më të prirë ta zhvillojnë demencën vaskulare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat