Ruani zemrën dhe trurin nga plakja

Këshilla mjekësore

Ruani zemrën dhe trurin nga plakja

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:59
Ilustrim

Kur vjen puna te dietat janë të shumëllojta.

Duke nisur nga ajo që njihet si “dieta me ushqim fëmijësh”, me “smoothie” e deri te ato që njerëzit edhe nuk besojnë se iu përshtaten trupit të tyre.

Por pjesë e konsiderueshme hulumtimesh sugjerojnë një plan që fokusohet në perime, proteina dhe yndyrëra të shëndetshme që sjellin të mira, si humbja e peshës, deri te mbajtja e mprehtë e mendjes dhe mbrojtja e zemrës.

Ajo njihet me shumë emra, por që më i zakonshmi është “Dieta mesdhetare”.

Në përbërje të kësaj diete janë perimet, frutat, farat, patatet, mishi i peshkut, jogurti, djathi dhe vaji i ullirit, si përbërësit primar.

Kjo dietë njihet për të mirat e mëdha që i sjell trupit të njeriut, pra, rënien e peshës trupore si dhe ruan zemrën dhe trurin nga plakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat