Çfarë i ndodh trupit tonë kur jemi nën hipnozë?

Këshilla mjekësore

Çfarë i ndodh trupit tonë kur jemi nën hipnozë?

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Hipnoza dhe gjendja e hipnotizuar deri më sot janë shoqëruar me trikat magjikë dhe cirkun, pasi një kuptim serioz i saj pothuajse nuk është marrë parasysh.

Kjo ishte forma e parë perëndimore e psikoterapisë, por deri më sot nuk dihet shumë suksesi dhe funksionimi i saj.

Një studim i ri zbulon se çfarë ndodh me të vërtetë në tru, kur një person është hipnozë. Sipas hulumtimit, disa pjesë të trurit janë të relaksuar ndërsa të tjerët bëhen aktivë. Ky është fenomen i ashtuquajtur neurobiologjik që meriton vëmendjen pasi nuk jemi të vetëdijshëm për efektet e tij, transmeton KosovaPress.

Për nevojat e hulumtimit u përzgjodhën 545 kandidatë, 57 pjesëmarrës nga të cilët 36 treguan një nivel të lartë të ndjeshmërisë hipnotike, derisa 21 vetë nuk ishin hipnozë deri atëherë. Duke përdorur rezonancë magnetike, studimi mati aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshimet në qarkullimin e gjakut.

Njerëzit që iu nënshtruan hipnozës përjetuan tre ndryshime në aktivitetin cerebral, ndërsa ata që nuk ishin nën hipnozë këto ndryshime nuk u regjistruan.

Njerëzit me hipnozë kanë përjetuar në trans rënien e aktivitetit të trurit në disa zona të tij, ndërsa në zona të tjera ka një rritje të aktivitetit. Hipnoza mund të ndryshojë sekretimin e acidit në stomak, ritmin e zemrës, presionin e gjakut.

Ekziston gjithashtu një rënie në korrelacion midis planifikimit të trurit dhe zonës së ekzekutimit dhe rajonit të trurit kur një person ëndërron ose imagjinon, dhe jo fokusohet në realitetin rreth tij. Sipas hulumtimit, kjo ulje në këtë lidhje është ndoshta një hendek midis veprimeve që bëjmë dhe ndërgjegjësimin e këtyre veprimeve.

Personat e hipnotizuar janë të fokusuara intensivisht, duke mos u kujdes për atë ndodh rreth tyre, nuk bëjnë vlerësimin dhe nuk janë të brengosur për instruksionet e dhëna, por thjesht ndjekin për udhëzimet e dhëna, dhe kanë një lidhje më të mirë midis mendjes dhe funksionit fizik të trupit.

Bazuar në të gjitha këto gjetje, hulumtimi thotë se mjekët munden përmes hipnozës të përmirësojnë gjendjen shëndetësore të disa pacientëve. Ka tashmë disa njohuri që hipnoza ndihmon me rastin e stresit dhe dhimbjeve, si dhe braktisjen e duhanpirjes.

Sipas hulumtimit, ky lloj i terapisë mundet, në veçanti, të ndihmojë pacientët skeptikë dhe ata që mendojnë se janë të sëmurë në shërim më të shpejtë.

Edhe pse ende diku nuk merret seriozisht, hipnoza tregon se është një fenomen i vërtetë neurobiologjik pasi zbulon aktivitetin e trurit ndërsa një person është në një gjendje hipnotizuese.

Për shkak të kësaj, hulumtimi tregon nevojën për kërkime të mëtejshme në mënyrë që këto zbulime të veçanta të jenë të dobishme në mjekësinë e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat