Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, kanë gjasa të zhvillojnë “artritin reumatik”

Këshilla mjekësore

Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, kanë gjasa të zhvillojnë “artritin reumatik”

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:24
Duhan

Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit janë po aq të ngjarë të zhvillojnë artrit reumatoid si duhanpirësit, sugjeron hulumtimi.

Shkencëtarët kanë gjetur se ata përballen me 40 për qind më shumë shanse për t’u diagnostifikuar me këtë sëmundje kur ata të rriten.

Për krahasim, të rriturit që janë duhanpirës përballen me një rrezik pothuajse identike të formës së artritit, kur sistemi imunitar e shtyn trupin të sulmojë veten.

Studimi 28 vjecar nga një ekip hulumtuesish francezë, ka shtuar këtë fakt në listën gjithnjë në rritje të rreziqeve që prekin fëmijët që qëndrojnë në tymë duhani.

Ekspertët besojnë se tymi i dorës së dytë shkakton ndryshime edhe në indin e mushkërive, gjë që shkakton një ndërveprim midis gjeneve- por ata ende kërkojnë prova.

Artriti rheumatoid është një sëmundje kronike që prek artikulacione (kyçe) të shumta të trupit të njeriut. Është një ndër sëmundjet më të përhapura inflamatore që karakterizohet nga një ecuri valë-valë, me periudha acarimi dhe qetësie. Kjo lloj prekjeje karakterizohet nga dhimbje, skuqje, ënjtje dhe ngurtësim në lëvizjen e kyçeve. Ky ngurtësim çon gradualisht në uljen e funksionimit normal të artikulacioneve dhe në lëvizshmëri të kufizuar të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat