Kjo është arsyeja përse ju vjen cikli në të njëjtën kohë me shoqet

Këshilla mjekësore

Kjo është arsyeja përse ju vjen cikli në të njëjtën kohë me shoqet

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Cikli menstrual është një funksion i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i organizmit femëror. Edhe pse simptomat premestruale nuk janë njëlloj për të gjitha (përmendim këtu nervozimin, fryerjen e gjoksit dhe barkut, ngrënien e pakontrolluar dhe shimbjet e fundshpinës), shumë femra vendosin të flasin për këtë gjë me shoqet e motrat e tyre. me siguri jeni habitur kur keni marrë vesh që koleget apo shoqet me të cilat kaloni një pjesë të mirë të kohës po kalojnë ciklin në të njëjtën ditë  me ju. Mund të jetë një rastësi ?

Nuk do e thonim këtë. Sinkronizimi i ciklit menstrual njihet në shkencë me emrin '' efekti Mc Clintock''.  

Psikologia amerikane Martha Mc Clintock ishte e para që zbuloi në vitin 1971 këtë fenomen. Ajo kreu një studim me 135 vajza studente dhe vuri re përafrinë e ciklit menstrual mes tyre.

Kjo ndodh pasi në organizmin e femrës gjenden disa substanca kimike të quajtura Feromone të cilat aktivizohen në mënyrë të habitshme tek organizmi i femrave  që kalojnë bashkë shumë kohë. Herë tjetër që do ju vijë cikli dijeni që shoqja, kolegia që keni ngjitur apo motra mund të jetë në të njëjtat ditë si ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat