Dy gjëra për kujdes ndaj bebeve që u dalin dhëmbët

Këshilla mjekësore

Dy gjëra për kujdes ndaj bebeve që u dalin dhëmbët

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Dalja e dhëmbëve te fëmijët e vegjël është një proces që zakonisht shoqërohet me simptoma të ndryshme si mishra të ënjtur, irritim, dhimbje, ndonjëherë edhe temperaturë e ethe.

Por çfarë duhet bërë që t’i ndihmojmë fëmijët në këtë fazë?

Kamomil

Kjo bimë ka veti qetësuese dhe relaksuese. Hidhni disa pika vaj kamomili në gisht dhe aplikojeni tek mishrat e bebeve ose përzieni pak vaj esencial kamomili me një lugë vaj lule dielli para se ta aplikoni tek dhëmbët e bebeve.

Gjëra të ftohta

Disa bebe kanë mungesë oreksi gjatë kësaj periudhe për shkak se përtypja e ushqimeve e përkeqëson dhimbjen e dhëmbëve. Në këtë rast, mund t’u bëni disa kompresa të ftohta ose t’u jepni ushqime të ftohta për t’i ndihmuar në qetësimin e dhimbjes së mishrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat