Për secilin që ka lëkurë të thatë, është tejet e rëndësishme sidomos kujdesi ndaj duarve.
Përdorimi i vazhdueshëm i duarve përgjatë ditës mund të shkaktojë dëme, duke filluar që nga larja e enëve e deri te shëtitjet e dimrit pa doreza.
Për kujdes ndaj duarve është tejet e rëndësishme që të përdorni produktet e duhura, pra ato që janë të prodhuara vetëm për lëkurën e thatë. Pas larjes së duarve gjithmonë aplikoni kremin.
Me uljen e temperaturave, ulet edhe sasia e lagështisë në ajër, kështu lëkura do të jetë edhe më e thatë apo edhe mund të çahet, përcjell KosovaPress. Kujdesuni që të mbani doreza gjatë stinëve të ftohta. Diçka tjetër tejet e rëndësishme është që t’i lyeni duart para se të flini.