Katër hapat për të eleminuar shpejt aknet cistike - Bota Sot
Katër hapat për të eleminuar shpejt aknet cistike

Këshilla mjekësore

E shtunë, 22 shtator 2018

Katër hapat për të eleminuar shpejt aknet cistike

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:17
Ilustrim

Dhe t'i jepni fund pritjes torturuese që ato të zhduken vetë.

Filloni me acid salicilik

Trajtimet e zakonshme të akneve nuk funksionojnë me aknet cistike të cilat ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës suaj. Në vend të tyre eksfoliojeni lëkurën me një larës me acid salicilik për të eleminuar yndyrën e tepërt dhe për të lënë një rrugë të pastër për produktet e tjera. Nëse keni lëkurë të thatë, përdorni një larës të zakonshëm dhe larësin më acid salicilik vetëm në pikat problematike.

Mposhtni enjtjen

Temperaturat e ulta ndihmojnë në ngushtimin e enëve të gjakut ështu që mbështillni një kub akulli me një pecetë dhe vendoseni sipër të enjturës për ta qetësuar atë.

Eleminoni bakteret

Peroksidi i benzolit shkatërron bakteret që shkaktojnë akne dhe që kanë ngecur në folikula dhe shkaktojnë inflamacion. Për të parandaluar irritimin, vendosni një krem hidratues fillimisht dhe vijoni me aplikimin e nëj shtrese fare të hollë kremi me peroksid benzoli me përqindje fare të ulët. Nëse ndjeni djegie, shpëlajeni menjëherë.

Eleminoni skuqjet

Kremrat pa recetë me hidrokortizon përmbajnë steroide që mund të ndihmojnë në tkurrjen e akneve dhe qetësimin e skuqjeve. Sa më gjatë ta lini, aq më efektiv do të jetë. Vetëm prisni fillimisht që të jetë tharë peroksidi i benzolit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test