Nuk duhet të pini asnjëherë ujë të ftohtë pavarësisht vapës

Këshilla mjekësore

Nuk duhet të pini asnjëherë ujë të ftohtë pavarësisht vapës

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 00:56
Ilustrim

E dimë se është verë dhe bën vapë, por sërish edhe në këtë stinë duhet të kujdesemi për shëndetin.

Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë në këtë periudhë, por edhe e dëmton shëndetin tonë. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë në verë. Është e vështirë t’i shmangemi pijeve të ftohta, por duhet ta bëjmë për të mirën tonë.

1.Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e qakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.

2.Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

3.Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

4.Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

5.Rënie të lehtë të temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat