Ndërpriten testimet me viagra pasi vdesin 11 foshnja

Këshilla mjekësore

Ndërpriten testimet me viagra pasi vdesin 11 foshnja

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Një testim klinik për Viagra gjatë shtatzënisë është ndërprerë, pasi 11 foshnja kanë ndërruar jetë.

Gratë të cilat kishin marrë pjesë në studimin holandez kanë përdorë tabletat kundër impotencës me qëllim që të përmirësojnë rritjen e fetusit, pasi që kishin placenta jo të zhvilluara sa duhet.

Ilaçi i cili nxit qarkullimin e gjakut duket se ka shkaktuar dëme vdekjeprurëse në mushkëritë e foshnjave.

Ekspertët kanë deklaruar se ka nevojë për një hetim të hollësishëm për të kuptuar se çka ka ndodhur saktësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat