Proteina që shkakton depresionin, çelësi i shërimit të tij?

Këshilla mjekësore

Proteina që shkakton depresionin, çelësi i shërimit të tij?

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:25
Ilustrim

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni prek më shumë se 300 milionë njerëz në botë. Në rastet më të rënda, depresioni mund të çojë në vetëvrasje.

Megjithëse është normale që herë pas here të ndjehet trishtim për ngjarje të caktuara, depresioni paraqet diçka krejtësisht ndryshe. Kjo mund të çojë në një numër problemesh emocionale dhe fizike që zvogëlojnë aftësinë për të funksionuar, si në punë ashtu edhe në shtëpi, transmeton KosovaPress. 

Simptomat përfshijnë ndjenjat e trishtim intensiv, të cilat zgjasin shumë kohë dhe vjen te humbja e interesit në aktivitetet e përditshme, dhimbje koke, ankth dhe probleme me gjumë.

Depresioni mund të trajtohet, por është shumë e rëndësishme të flasësh me një ekspert për të zgjedhur terapi më të mirë bazuar në shkakun, simptomat, historinë mjekësore dhe familjare të sëmundjes, faktorët kulturorë dhe mjedisin.

Shumica e ilaçeve kundër depresionit u krijuan me supozimin se depresioni ndodh, pasi individët me depresion nuk kanë serotonin dhe norepinefrin. Ilaçet përshtaten nivelet e këtyre dy neurotransmetuesve.

Sipas Shoqatës Amerikane e Psikologëve, 80 deri 90 për qind e njerëzve janë përgjigjur pozitivisht trajtimit, por te disa pacientë barnat që janë në dispozicion në treg nuk janë të efektshme, shkruan Medical News Today. 

Një studim i kryer në Universitetin e Hiroshima, botuar në Neuroscience, bazohet në sjelljen e proteinës RGS8. Ajo kontrollon receptorin MCHR1, i cili rregullon gjumin, ushqimin dhe humorin.

Studimet kanë gjetur se RGS8 çaktivizon receptorin në qelizat e kultivuara dhe hap rrugën drejt gjetjes së barnave të reja për trajtimin efektiv të depresionit edhe në rastet më të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat