Gjërat që duhet shmangur kur keni stomakun bosh

Këshilla mjekësore

Gjërat që duhet shmangur kur keni stomakun bosh

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Para se të shkoni në gjumë duhet ngrënë të paktën dy ose tri orë më herët, por kjo nuk do të thotë se në shtrat duhet shkuar kur jeni të uritur.

Nëse nuk keni zgjidhje tjetër, pini një gotë qumësht ose hani një mollë.

Kur jeni të uritur dhe shkoni për të blerë në shitore, perceptimi juaj do të jetë i çrregulluar. Do të blini më shumë ushqime se sa që ju nevojiten, pasi keni stomakun bosh dhe sy “të uritur”.

Nëse keni ndërmend të pini alkool, gjithsesi duhet të hani diçka, në të kundërtën alkooli do të absorbohet shumë shpejt dhe do të godasë zemrën, veshkat dhe mëlçinë.

Nuk rekomandohet të merrni vendime kur keni stomakun bosh, pasi mund të merrni vendim të gabuar dhe më vonë do të ndieni keqardhje.

Kur jeni të uritur, kjo ndikon keq në disponimin tuaj dhe bëheni më agresivë. Ky nuk është moment i mirë që të hyni në grindje, pasi që do të reagoni më keq se sa zakonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat