Lëngu i portokallit në mëngjese, po rritë obezitetin tek fëmijët

Këshilla mjekësore

Lëngu i portokallit në mëngjese, po rritë obezitetin tek fëmijët

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:54
Ilustrim

Lëngu i frutave specifikisht ai i portokallit, i konsumuar nga fëmijët për mëngjes, rrit ndjeshëm shanset për të qenë mbipeshë apo i shëndoshë.

Prandaj shkenca ka dalur me një rekomandim të fundit, ku theksohet se prindërit fëmijëve të tyre duhet ndaluar dhënien e lëngjeve të frutave në kohën e mëngjesit.

Ata që pinë një gotë lëng fruti në mëngjes ishin një herë e gjysmë më shumë me gjasa të mbipeshës se ata që nuk e kishin pirë.

Megjithëse lëngjet e frutave shpesh tregtohen si një zgjedhje e shëndetshme, ato shpesh janë të larta në sheqer dhe në kalori.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një gotë prej 350ml mund të përmbajë deri në nëntë lugë sheqerësh dhe nuk është aq ushqyes sa edhe frutat e papërpunuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat