Këshilla për nënat e reja, çka duhet të dini pasi të sillni foshnjen në shtëpi

Këshilla mjekësore

Këshilla për nënat e reja, çka duhet të dini pasi të sillni foshnjen në shtëpi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:03

Me ardhjen në jetë të një fëmije, jeta e çiftit merr një tjetër rrjedhë.Tashmë e rëndësishme është që i vogli i shtëpisë të jetë mirë, të mëdhenjtë kanë kaluar në plan të dytë. Një fëmijë është një bekim në shtëpi, megjithatë ju pret një detyrë shumë e vështirë.

Në këto ditë, ju jeni e rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur, nëna, motra, vëllai, bashkëshorti, mikeshat. “Shfrytëzojeni” mirë këtë moment që t’ju ndihmojnë për ta mbajtur beben për pak kohë, ndërkohë që ju kujdeseni për veten: të flini pak, të bëni një dush, të pushoni.

Mos u mërzitni nëse nuk dini disa gjëra si të kujdeseni për beben
Është mëse normale. Askush nuk ka lindur i ditur. Pavarësisht se mund të keni lexuar shumë gjëra, rritja e një bebeje nuk është njësoj për të gjithë nënat. Ndiqni instiktin dhe do ta shikoni se kjo do të jetë më e mira. Mos e fajësoni veten për çdo gjë dhe mos u demoralizoni. Bebi gjithashtu sapo ka ardhur në një botë krejtësisht të re, jepini kohë të mësohet, kini durim dhe mos harroni se ai ka shumë nevojë për ju. Mësohuni me situatën.

Mos u kushtoni rëndësi krahasimeve që i bëjnë foshnjes tuaj me fëmijët e tjerë
Në këto kohë do të dëgjoni shumë: fëmija im ishte shumë i qetë, nuk qante, pinte qumështin pa naze, nuk është sëmurë kurrë. Mund t’ju duket sikur fëmija juaj është grindavec, qarraman, por jo. Askush nuk flet për netët pa gjumë. S’ka fëmijë që nuk qan, kështu që thjesht mos i dëgjoni fjalë të tilla.

Bebi qan sepse kërkon diçka
Kjo është forma e të shprehurit të fëmijës. Kështu që nëse ai qan, po përpiqet t’ju thotë diçka me gjuhën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat