Kanceri i prostatës mund të trajtohet me ilaçe të kancerit të gjirit

Këshilla mjekësore

Kanceri i prostatës mund të trajtohet me ilaçe të kancerit të gjirit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Mijëra jetë njerëzish mund të shpëtohen pasi një studim i parë botëror zbuloi mënyra të reja për të trajtuar kancerin e prostatës.

Shkencëtarët kanë zbuluar 80 proteina që shkaktojnë kancerin e prostatës dhe e bëjnë atë të përhapet.

Sipas studimit të udhëhequr nga Instituti i Londrës për Hulumtimin e Kancerit, tashmë 80 proteinat e gjetura mund të ndalojnë përhapjen me një pilulë të vetme ditore.

Ky zbulim do të thotë që barnat e përdorura aktualisht për trajtimin e kancerit të gjirit, ovarës dhe lëkurës mund të jepen në të ardhmen tek pacientët e kancerit të prostatës.

Ilaçet do mund të shpëtonin jetën për një në shtatë burra që vdesin brenda një dekade pas diagnostifikimit me kanceri të prostatës.

Aktualisht ekzistojnë vetëm shtatë barna për të bllokuar dy proteina të cilat shkaktojnë kancerin e prostatës.

Trajtimet e reja për kancerin e prostatës mund të jenë të disponueshme për pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme, thonë autorët e studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat