Vetëm një pije në ditë mund të ju shkurtojë jetën për vite

Këshilla mjekësore

Vetëm një pije në ditë mund të ju shkurtojë jetën për vite

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:58

A ju pëlqen një gotë verë në mbrëmje për t’ju ndihmuar të relaksoheni? Hiqeni nga mendja. Sipas një studimi të ri, çdo pije, qoftë ajo edhe vetëm një në ditë mund të ju shkurtojë jetën për vite të tëra.

Studimi në fjalë hulumtoi modelet e pirjes së pothuajse 600,000 njerëzve në 19 vende të ndryshme në të gjithë botën. Të dhënat e nxjerra erdhën në përfundimin e lartpërmendur.

Studiuesit shqyrtuan konsumimin e alkoolit të saktësisht 599,912 njerëzve. Asnjë nga subjektet e përfshira në studim nuk kishin ndonjë histori të sëmundjeve kardiovaskulare apo ndonjë sëmundje tjetër.

Gjithashtu, në studim u përfshinë grupmosha nga më të ndryshmet në mënyrë që rezultatet të jenë edhe më të sakta dhe gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat