A sinkronizohet cikli mensturale nese femrat kalojne shume kohë se bashke?

Këshilla mjekësore

A sinkronizohet cikli mensturale nese femrat kalojne shume kohë se bashke?

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:12
Ilustrim

95% e femrave besojnë se kjo është e vërtetë…

Femrat që kanë afërsi shumë të madhe me njëra tjetrën kanë cikël menstrual në të njejtën kohë, apo jo? Pothuajse 95% e femrave e besojnë gjënë e quajtur si “sinkronimi menstrual”, por nga ana tjetër shkenca është e dyshimtë.

Po, një studim ka gjetur se femrat që jetojnë në të njejtin konvikt apo vendbanim të përbashkët, mund të kenë rrjedhje të përbashkët të ciklit, por studimet ndjekëse nuk kanë qenë në gjendje për ta replikuar këtë rezultat.

“Megjithatë, në njëfarë mënyrë, e shohim këtë gjatë gjithë kohës”, thekson Alyssa Dweck, e cila vë në dukje se femrat që bashkëjetojnë, shpesh herë kanë dietën e ngjashme, stërvitje dhe orarin e gjumit – të gjithë këto faktorë që mund të ndikojnë në ciklin menstrual.

E besueshme ose jo, ne themi që ndjenjat e afërsisë me shoqet, motrat apo mikeshat janë mëse reale në mënyrën e jetës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat