Keni etje kur jeni në gjumë? Pse nuk duhet ta pish ujin në gotë gjatë natës

Këshilla mjekësore

Keni etje kur jeni në gjumë? Pse nuk duhet ta pish ujin në gotë gjatë natës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Uji është burim jetik i trupit dhe pa të, jeta nuk do të ishte e mundur. Megjithatë, ka disa mënyra të përdorimit të drejtë dhe të gabuar për të pirë ujë. Është e zakonshme që të pish ujë para se të flesh, por është e zakonshme gjithashtu që të mbash një gotë gjatë natës afër.

Sipas specialistëve, shija e ujit që qëndron në gotë për disa orë ndryshon dhe nuk është më e freskët. Kjo ndodh për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj pluhurit dhe baktereve në ajër. Po kështu, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dyoksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik.

Kjo është edhe arsyeja pse uji ndryshon kur qëndron për një kohë në gotë. E mira është që nëse konsumon ujë gjatë natës, të mbash një shishe afër shtratit ose ta mbushësh sa herë ke etje. Uji që rri gjatë natës nuk është një zgjidhje e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat