Nuk është mirë të jesh i trashë. Po shpërthen një epidemi obeziteti

Këshilla mjekësore

Nuk është mirë të jesh i trashë. Po shpërthen një epidemi obeziteti

Më: 12 prill 2018 Në ora: 19:07

Pozitiviteti trupor filloi si një antidotë e fuqishme për obsesionin e medias me modelet skeletore dhe me vajzat me trup të hollë. Përkrahja ndaj grave me ‘proporcione jobarbie’ që të ndihen mirë me veten, ka bërë që lëvizja të sulmojë idealet e bukurisë së pamundur që na dalin në reklama, e çdokund.

Suksesi i saj ka çuar në një varg ndryshimesh pozitive, përfshirë vendimin për ndalimin e përdorimit të modeleve të holla në shumë vende Evropiane. Në Britaninë e Madhe, pozitiviteti trupor ka ushqyer reagimet e këqija kundër lëvizjes së të ushqyerit të pastër, me ekspertët e ushqimit që lidhin këshillat e kontestueshme të nutricionistëve për rritjen e çrregullimeve të ushqimit të tilla si orthorexia.

Komedianja Sofie Hagen së fundi e ka akuzuar Cancer Research-in për ngacmimin e njerëzve të trashë, pasi një fushatë mësynte të rriste ndërgjegjësimin për lidhjen e kancerit me obezitetin. Ajo pretendonte që të jesh e trashë nuk përkthehet domosdo në të qenët e pashëndetshme.

Edhe pse askush nuk duhet të ngacmohet për peshën që ka, apo për zgjedhjet në ushqim, është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes ndërgjegjësimin shëndetësor dhe mizorisë. Cancer Research nuk po kritikonte ndonjë person në veçanti për të qenët me mbipeshë, por po tregonin se obeziteti ishte bërë shkaku i dytë më i madh për kancerin, një fakt për të cilin vetëm 15% e britanikëve kishin qenë në dijeni.

Ilaçet, shëndeti mendor, deprivimi social, vetëbesimi dhe gjenetika luajnë rol të madh në mundësinë tonë për të kontrolluar peshën. Por të thuash që të kesh madhësinë 30 është po aq e shëndetshme sa të kesh madhësinë 12, është një mesazh krejt i papërgjegjshëm.

Sipas NHS-së, ne jemi në prag të një epidemie obeziteti, që ka çuar në rritjen e presionit në shërbimet shëndetësore.

Kampanjat e shëndetit publik nuk bëhen për të lëmuar egot e njerëzve, por për të rritur ndërgjegjshmërinë rreth potencialit të rreziqeve shëndetësore. Edhe duhanpirja është një ves i keq, i cili nuk celebrohet me ndonjë fushatë për krenarinë e të tymosurit.

Megjithëse trupi juaj është puna juaj, inkurajimi aktivisht i zgjedhjeve të pashëndetshme dhe mohimi i rreziqeve shëndetësore në hapësirën publike ka të bëj me dhënien e dritës së gjelbër për lloje të ndryshme të çrregullimeve në ngrënje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat