Meshkujt duhet të hanë shumë djathë për eshtra të fortë – te femrat nuk është efekti i njëjtë

Këshilla mjekësore

Meshkujt duhet të hanë shumë djathë për eshtra të fortë – te femrat nuk është efekti i njëjtë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:12

Konsumimi i sasive të mëdha të djathit i mbron meshkujt e moshës së mesme nga sëmundjet e eshtrave të brishtë, por jo edhe femrat.

Sipas studimeve të fundit, meshkujt mbi moshën 50 vjet të cilët kishin ngrënë djathë, lazanja dhe pica të paktën tri herë në javë kishin pasur shpinë dhe ije më të forta.

I njëjti efekt nuk ishte vërejtur edhe te femrat, të cilat janë më të rrezikuara nga eshtrat e brishtë – apo nga osteoporoza.

Vlen të ceket se produktet e bulmetit janë burimi më i mirë i kalciumit – përbërës i cili njihet që i forcon eshtrat.

Këto zbulime nënkuptojnë se meshkujt më të vjetër, edhe nëse janë të prekur nga osteoporoza, mund të kenë lehtësime nëse konsumojnë më shumë djathë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat