Përse na flihet më shumë gjatë pranverës?

Këshilla mjekësore

Përse na flihet më shumë gjatë pranverës?

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:48

Nëse ngriheni me zor nga shtrati, keni gjithnjë gjumë dhe sytë mbyllen vazhdimisht gjatë ditës, jeni në zemër të pranverës!

Por përse ndodh kjo?

Mësojeni:

Simptomat flasin qartë: lodhje kronike, presion i ulët i gjakut, mungesë dëshire për t’i bërë gjërat.

Të gjitha këto janë shenjat e pakëndëshme të pranverës.

Rezultati?

I vetmi aktivitet që keni vërtetë dëshirë të bëni është të rrini shtrirë dhe të shihni seriale.

Epo, ndodh sepse hormonet po bëjnë punën e tyre, trupi po përjeton një punë intensive për shkak të orëve të gjata të dritës dhe temperaturave që po ngrihen.Veçse, nëse i kushtoni trupit kujdesin që i duhet, gjendja do të përmirësohet shpejt. Pra, duhet të jeni të kujdesshëm në ushqim dhe të përpiqeni të bëni sado pak lëvizje fizike.Nga ana tjetër, stresi përson lëkundjet e tij gajtë kësaj kohe prandaj duhet të jeni të vendosur ta luftoni. Mos harroni të përkëdhelni veten me pak çokollatë të zezë, gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat