Shkencëtarët e Harvard: Më shumë fëmijë duhet të operohen për humbje peshe

Këshilla mjekësore

Shkencëtarët e Harvard: Më shumë fëmijë duhet të operohen për humbje peshe

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:21
Foto Ilustrim

Studiuesit e Universitetit Harvard kanë këshilluar që më shumë fëmijë mbipeshë duhet t’u nënshtrohen operacioneve kirurgjike për humbje të peshës.

Një studim i realizuar së fundmi, ku janë kuantifikuar operacionet e tilla të realizuara tek fëmijët obezë, adoleshentët dhe të rriturit, ka treguar se shifrat janë shumë të ulëta – më pak se një përqind.

Nga 20.6% të fëmijëve të moshave 12 deri në 19 vjeçar të cilët janë obezë, shumica prej tyre do t’ju bashkohen 38 përqindëshit të të rriturve që vuajnë nga kjo sëmundje më vonë gjatë jetës.

Autorët e studimit kanë vlerësuar se procedurat kirurgjike, siç mund të jetë bajpas në stomak, përdoren shumë pak. Ata kanë bërë thirrje që më shumë fëmijë të realizojnë operacione të tilla, në mënyrë që të mos kenë probleme me obezitetin me vonë gjatë jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat