Top 5 Ushqimet Qe Ndihmojne Te Mbetesh Shtatzane

Këshilla mjekësore

Top 5 Ushqimet Qe Ndihmojne Te Mbetesh Shtatzane

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:12
Foto Ilustrim

Jeni njëra nga atë që po provoni të mbeteni shtatzane dhe nuk ia arrini e pyetni si te mbetem shtatzane? Këtu në këtë artikull do të lexoni për top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat që të mbeteni shtatzënë. Shih dhe gjej këto ushqimet të cilat kanë shije të mirë e gjithashtu ndihmojnë trupin të arrij kushtet për krijimin e një bebe, pasi që kjo (shtatzania) është ajo që dëshironi.

1. Drithërat E Plota

S’ke nevojë të shmangësh karbohidratet, vetëm thjeshtë të bësh zgjedhje të duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjtë, buka e misrit dhe qulli tërshërës nuk ndikojnë në insulinë dhe sheqer të gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhë, etj). Dhe çka do që është e mirë për funksionin e insulinës është e mirë edhe për pjellshmëri (shtatzania)

2. Proteina Nga Bimës

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim të pjellshmërisë, diçka që proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë të bëhesh vegjetarian por provo të kufizosh mishin në porcione të vogla.

3. Produktet Nga Qumështi Plotë

Ndoshta e ke vështirë të mendosh për qumështin e plotë, kosin e plotë, e bile edhe akulloret si ushqime që shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë të mbetesh shtatzane, por një studimi i bërë në Harvard ka zbuluar se gratë që konsumonin këto ushqime kishin më pakë probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një materie ushqyese e rëndësishme i pjellshmërisë. Hulumtuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim në ditë mund të ndihmoj të kompozosh kaloritë shtesë diku tjetër në dietën tuaj.

4. Fruta dhe Perime të Freskëta

Ku t’ia fillojmë se sa të shëndetshme dhe rëndësishme janë frutat dhe perimet për pjellshmërinë? Para së gjithash, ato janë përplot me antioksidues të cilët promovojnë shëndet të përgjithshëm dhe reproduktivë. Plus shumë fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrik tjerë, dredhëzat dhe perimet me gjethe të gjelbra – janë përplot me folate një materie ushqyese e rëndësishme me të cilën duhet të mbusheni para shtatzanise që të parandalosh defektet e lindjes.

5. Yndyrat E Mira: Gjysmë Të Ngopura, Acidet Yndyrore Omega-3

Thuaj ‘jo’ yndyrave të ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysmë të ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund ti gjesh ato? Në avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime në gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve në përmirësimin e pjellshmërisë. Me rëndësi është që t’i bësh këto ushqime pjesë të dietës tuaj që të shtosh gjasat për të mbetur shtatzane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat