Kështu mund ta luftoni plakjen e duarve

Këshilla mjekësore

Kështu mund ta luftoni plakjen e duarve

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:33
Ilustrim

Duart nuk janë të parat që tregojnë se ka nisur plakja, por në fakt janë të parat që plaken. Kjo ndodh pasi lëkura e duarve është më e hollë se ajo e fytyrës. Kjo ndodh pasi ka shumë pak yndyrë në shpinën e duarve dhe po aq pak kolagjen dhe fibra elastinë. Si përfundim duart janë të rrudhura, lëkura bëhet peta peta dhe humb elasticitetin dhe enët e gjakut nisin të bëhen gjithmonë e më të dukshme me kalimin e moshës.

Nisur edhe nga fakti se sa janë ekspozuar në diell në fëmijeri dhe rini, fillojnë edhe shfaqen ato qe femrat i konsiderojnë si më të shëmtuarat në pamjen e duarve te tyre: njollat kafe.

E rëndësishme është të nise trajtimi dhe mirëmbajtja që në moshen 20 vjeç, por ardhja e ëe 40ave e bën të domosdoshëm aplikimin e kremit çdo natë.

Kremërat ideale janë ata me “growth factor”, që në fakt kane edhe çmim të lartë në treg.

Përbëresit që duhet të kërkoni në një krem janë: Shea Butter, vaj Ulliri, Vitamine E, Glicerine. Perdorini menjëherë pasi t’i keni larë e fshirë butësisht.

Bëni trajtime estetike të duarve, sidomos trajtimin me dyllë dhe mos harroni që po për duart mund te bëni tek dermatologu juaj proceduren “peeling” ose trajtime me lazer.

Po tek dermatologu mund të bëni trajtime me “fillers” apo mezoterapi.

Për njollat kafe mund të bëni procedurën “peeling” po tek dermatologu.

Përdoreni kremin me SPF edhe për duart, sidomos nëse jeni në timon apo në plazh.

Gjithsesi: mos harroni që duhet patjetër të vendosni kremin e duarve në darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat