5 barërat për 5 llojet e kokëdhembjes

Këshilla mjekësore

5 barërat për 5 llojet e kokëdhembjes

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:53
Foto Ilustrim

Barëra natyrale, Të zgjedhura

Ka kokëdhembje të ndryshme, mirëpo të gjitha e kanë një gjë të përbashkët – janë të padashura dhe këmbëngulëse. Kokëdhimbjet nuk e paralizojnë jetën mirëpo sigurisht që e bëjnë më të rëndë. Andaj mjekët e klinikës “Mayo” këshillojnë që kur të ndjeni pulsim të dhembjes në kokë, mos të merrni analgetikun e parë që ju vjen në dorë, por të konsultoheni me mjekun se për çfarë lloji të kokëdhembjes bëhet fjalë dhe atëherë mund të dini se cila terapi ju duhet.

Migrena

Simptomet: Migrenën e karakterizon dhimbja që pulson, që paraqitet në njërën anë të kokës. Zakonisht fillon në mëngjes dhe forcohet gjatë punës së lodhshme fizike dhe lëvizjeve. Gjatë dhembjes zakonisht paraqiten edhe probleme tjera siç janë vjellja, ndjeshmëria ndaj dritës, zhurmës, aromave.

Diagnoza: Ka shumë faktorë dhe kombinime të tyre që inicojnë paraqitjen e migrenës, stresi është njëri ndër ta. Migrena, sipas rregullave, më shpesh paraqitet tek personat ambicioz, të ndjeshëm dhe temperament sepse ata i japin shtypje vetes për të arritur obligimet. Tek femrat e shumta është me rëndësi ndikimi hormonal dhe ky lloj i kokëdhembjes paraqitet në kohë të caktuar të ciklit menstrual, andaj pirja e duhanit, mungesa e gjumit, ushqimi pa orar, janë gjëra që ndihmojnë paraqitjen e migrenës.

Shërimi: Nëse sulmet e migrenës janë të përditshme, përdoren barëra që të ndalojnë ato sulme; nëse janë të rralla atëherë shërohet ashtu siç vjen. Përdoret acidi acetilsalicilik në kombinim me substancë për qetësim ose kofein. Antireumatikët pa steroide siç janë ibuprofen, diklofenak dhe ketoprofen janë të mira për shërim.

Kokëdhembja e tensionuar

Simptomet: Dhimbja paraqitet në formë të shtypjes që theksohet në pjesën e ballit. Përveç dhimbjes, personat mund të ndjejnë se kanë barkun plot, shtrëngim në fyt, rrahje të fortë të zemrës, të vjella, koncentrim të shpërqëndruar dhe memorie të dobët.

Diagnoza: Bëhet fjalë për të ashtuquajturën – psiko-migrenë, e cila vjen si pasojë e kontraktimit d.t.th shtrëngimit të muskujve. Këtë kokëdhembje mund ta keni deri 180 ditë në vit dhe mund të paraqitet në intervale nga 30 minuta deri në 1 javë. Quhet neurotike dhe stresuese sepse vjen si pasojë e lodhjes së muskujve të kokës dhe qafës.

Shërimi: Tek kokëdhembja e tensionuar, posaçërisht nëse janë prezente edhe ndryshimet degjenerative në pjesën e qafës dhe kurrizit, mund të ju ndihmojnë metodat e medicinës fizikale. Rezultatet e mira të shërimit mund të fitohen edhe me metoda alternative siç janë: akupunktura, stimulim nervor, homeoterapi dhe terapi me fushë elektromagnetike.

 Kokëdhembja sezonale

Simptomet: Dhimbje që fillon menjëherë mbi rrënjën e hundës dhe zgjerohet lart në kokë.

Diagnoza: Këtë lloj të kokëdhembjes e përcjëllin teshtimat dhe sy të përlotur dhe të irrituar. Bëhet fjalë për reaksion nga ndryshimet sezonale dhe natyrore, siç janë lulëzimi i bimëve apo alergji nga ndonjë lloj i ushqimit.

Shërimi: Nëse përdorni antihistaminik, kokëdhembja duhet të ndalojë apo të ndalet reaksioni nga alergeni. Nëse rasti i juaj është serioz atëherë duhet ta vizitoni mjekun.

Kokëdhembja neurologjike

Simptomet: Dhimbje konstante në pjesën e kokës dhe qafës gjatë aktiviteteve fizike.

Diagnoza: Kur muskujt e qafës shtrëngohen gjatë aktiviteteve fizike apo seksit, rritet tensioni në kokë, gjë që shkakton kokëdhembje.

Shërimi: Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kokëdhembjeve gjatë seksit apo aktivitetit fizik, pini barna anti inflamatorë, siç është ibuprofeni, më së paku një orë para aktiviteteve. Nëse edhe kjo është re rëndë për ju, atëherë duhet të shkoni në kontroll neurologjik.

Kokëdhembja post-menstruale

Simptomet: Dhimbje e njejtë si migrena, dallimi është se dhembja ështe e barabartë në shtrirje dhe paraqitet në intervale të caktuara kohore.

Diagnoza: Kokëdhembja PMS – niveli i estrogjenit bie më shpejtë se zakonisht. Disbalansi hormonal është fajtor që ky problem paraqitet kur femrat e kanë periudhën e tyre riprodhuese.

Shërimi: Dy ditë para fillimit të simptomeve tjera merrni barna si ibuprofeni. Në raste më të rënda konsultohuni me mjekun.

Xhenxhefili – barë natyror

Xhenxhefil, erëz antike, mund të jetë një bar efektiv në parandalimin dhe ndalimin e migrenës ashtu si një bar me recetë të mjekut, dhe përveç kësaj ai nuk ka efekte negative.

Në disa kultura, xhenxhefili përdorur që nga kohërat e lashta si një ilaç kundër dhimbjes së kokës, vjelljes dhe çrregullimeve nervore.

Besohet se xhenxhefili vepron në enët e gjakut që çojnë në relaksim të tyre, të cilat në mënyrë të konsiderueshme heqin dhimbjen e migrenës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat