Nutricionistja zbulon se sa duhet të hamë mish

Këshilla mjekësore

Nutricionistja zbulon se sa duhet të hamë mish

Më: 21 mars 2018 Në ora: 07:18
Ilustrim

Ekziston mendim i rrënjosur që mishin e kuq nuk duhet ta hamë shumë shpesh, ndërsa mishi i peshkut duhet të jetë i përfshirë në menynë tonë çdo javë. E po, cila është e vërteta?

Nutricionistja Jo Hollington ka zbuluar se si në të vërtetë duhet ta kategorizojmë mishin dhe sa duhet ta hamë.

Jo Hollington ka vendosur të zgjidhë këtë dilemë, andaj në profilin e vet të Instagramit ka publikuar një kolazh fotografish nëpërmjet të cilave janë treguar tri lloje mishi – i bardhë, i kuq dhe mishi i peshkut.

Nën llojin i bardhë (mishi i bardhë) ka të bëjë me mishin e gjelit të detit, i kuq – me mishin e qengjit, të viçit, ndërsa peshkun e yndyrshëm e përbëjnë: harenga, toni, salmoni.

Hollington, në secilën fotografi, ka vizatuar madhësinë e porcionit, që është ideal për çdo person.

Prandaj, ajo ka sqaruar që është e dëshirueshme që të gjitha llojet e mishit të jenë të përfshira në ushqimin tuaj, por në këtë mënyrë – porcioni i mishit të kuq do të duhej t’i përgjigjej madhësisë së brendësisë së shuplakës suaj – duke mos i llogaritur gishtat.

Porcioni i mishit të peshkut është ideal në madhësinë e gjysmës së shuplakës dhe dy gishta.

Shikoni fotografitë dhe mësoni këtë rregull e cila do t’ju jetë e dobishme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat