Pse duhet te pastroni organizmin nga sheqeri

Këshilla mjekësore

Pse duhet te pastroni organizmin nga sheqeri

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Në ditët e sotme sheqeri është pjesë e shumë produkteve që konsumojmë, prandaj të qendrojmë larg është mjaft vështirë.

Sheqeri është një ndër burimet e energjisë për trupin, mirëpo në momentin që teprohet sasia e lejuar sheqeri në trup shndërrohet në një helm. Konsumimi i tepërt i sheqerit përgatit rrugë për shumë sëmundje si: hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës e deri tek kanceri.

Sheqeri, arsyeja kryesore e obezitetit

Në studimet e fundit ështe konsatuar se arsyja kryesore e obezitetit ështe sheqeri. Sheqeri në një anë na bën te ndihemi te lumtur e në anën tjetër te varur. Personat qe konsumojnë produkte me përmbajtje te shqerit ndjejnë nevojën t’i konsumojnë vazhdimisht.

Në vitin 1800 sasia e kosumimit te sheqerit për një person ishte 5 kg per një vit ndërsa sot është 75 kg. Nëse kjo rritje do të vazhdoj po në këtë shpejtësi ne vitin 2050 gjysma e popullsisë do të jenë obez.

Sheqeri është karbonhidrat i thjeshtë. Këto karbonhidrate pa u futur në tretje absorbohen nga zorrët për 15-20 minuta dhe kalojnë në gjak dhe janë shkaktar të ngritjes dhe uljes momentale të sheqerit në gjak.

Sheqeri industrial

Sheqeri i bardhë industrial, i rafinuar, i pastruar kimikishtk i kristalizuar, i ngjyrosur industrialisht është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe organizmin tonë. Ky lloj sheqeri është zhveshur nga të gjithë elementet që e shoqërojnë në strukturën e tij natyrale duke na dhëne një produkt të pastër siç është sheqeri. Pas hyrjes në trupin tone për t’u shpërbërë kërkon pikërisht elementet të cilat janë hequr kimikisht, prandaj i merr këto nga organizmi ynë sidomos kalciumin dhe kromin.

1 gr sheqer = 4 kalori

Kalorite që marrim nga sheqeri brenda ditës duhet të jenë më pak se 10% e kalorive totale që marrim gjatë ditës.

Sheqeri në pemë, misër, patate dhe perime të tjera është i mjaftueshëm për ta kompletuar këtë sasi. Këto ushqime janë pjesa e pandashme e të ushqyerit shëndetshëm, prandaj nuk duam t’i largojmë vetem se përmbajnë sheqer. Pjesa që duhet të kemi kujdes është për konsumimi i produkteve që përmbajnë sheqer industrial.

3 dite per detox nga sheqeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat