Vaksina e re për shtatzëna mbron foshnjat nga viruset

Këshilla mjekësore

Vaksina e re për shtatzëna mbron foshnjat nga viruset

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Gratë shtatzëna shumë shpejt mund të kenë qasje në një vaksinë që do të mbrojë foshnjat në barkun e nënës nga një virus i shpeshtë megjithatë potencialisht vdekjeprurës.

Qindra gra shtatzëna aktualisht janë duke testuar vaksinën të dizajnuar për të parandaluar virusin respirator sincytial (RSV) – një infeksion përgjigjet për një ne gjashtë vizita në spital  çdo vit.

Ky virus prekë pothuajse të gjithë fëmijët deri në moshën dyvjeçare. Shumica prej tyre e luftojnë virusin, megjithatë një pjesë e vogël nuk janë të aftë të rikuperohen po që se virusi arrin në mushkëri.

Kjo mund të çojë në bronchitis, një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive si dhe pneumoni. Si rezultat i kësaj 30 fëmijë vdesin çdo vit.

Studiuesit besojnë se vaksina e re, e cila administrohet gjatë shtatzënisë, ofron imunitet për fëmijët qysh nga lindja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat