Kafeina dhe aborti

Këshilla mjekësore

Kafeina dhe aborti

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Disa studime kanë gjetur një lidhje midis konsumit të përditshëm të kafeinës dhe vështirësive riprodhuese.

Një studim i kohëve të fundit i sponsorizuar nga NIH nga Universiteti i Ohajos raportoi se edhe burrat dhe gratë që pijnë më shumë se dy filxhana kafe me kafeinë në ditë apo pije energjie para se të mbeten shtatzënë jamë gati dy herë më shumë më të rrezikuar që të kenë abort.

Është interesante që konsumi i pijeve me kafeinë nga meshkujt para ngjizjes është po aq i lidhur me humbjen e shtatzënisë si te femrat. Hetuesit gjetën gjithashtu që gratë që morën multivitamina para se të mbeteshin shtatzënë dhe në fillim të shtatzënisë kishin 50% më pak gjasa që të përjetonin abort.

Pirja e deri në dy filxhanëve me kafe që përmbajnë 200 deri në 300 miligramë të kafeinës konsiderohet përgjithësisht i sigurt ndërsa përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Nëse pini më shumë se kaq, mundohuni ta zvogëloni sasinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat