Klamidia dyfishon rrezikun nga kanceri ovarian

Këshilla mjekësore

Klamidia dyfishon rrezikun nga kanceri ovarian

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:50
Ilustrim

Klamidia mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit ovarian te femrat, ka gjetur së fundi një raport.

Studimi, i cili do të prezantohet muajin e ardhshëm në konferencën për Qendrën e Asociacionit amerikane për kërkime të kancerit, është i pari që tregon komplikime të tilla që ndërlidhen me shumicën e sëmundjeve të zakonshme të transmetueshme seksuale.

Viteve të fundit, zyrtarët shëndetësorë kanë bërë përpjekje të mëdha për të kontrolluar infeksionet me HPV, një STD tjetër e njohur që rrit rrezikun nga kanceri ovarian, transmeton KosovaPress.

Sidoqoftë, ata paralajmërojnë se raporti i ri tregon se HPV nuk ka efekt rreziku sikurse klamidia dhe rreziku duket të rritet në mëson e secilit që ka marrë infeksionin, pavarësisht se sa gjatë e kanë pasur atë.

Studimi ka analizuar se mbi 1.000 femra në SHBA dhe Poloni nuk kanë mund të përcaktojnë nëse trajtimi i hershëm i klamidisë, është i rëndësishëm për reduktimin e rrezikut.

Klamidia është sëmundje e transmetuar seksuale, e cila krijohet nga bakteri i quajtur chlamydia trachomatis. Ajo kalon përmes kontaktit seksual ose seksit oral.

Nëse mbetet e pa trajtuar mund të shkaktojë dëme te tubat e femrës dhe të shkaktojë infertilitet. Në raste të rralla, ajo mund të shkaktojë infertilitet edhe te meshkujt.

Shumica e njerëzve nuk i hetojnë simptomat e klamidisë. Mjekët rekomandojnë bërjen e testeve të rregullta STD të urinës për detektimin e saj.

Sidoqoftë, disa kanë përvoja të efekteve anësore.

Simptomat te femrat:

Shkarkimi jonormal i vaginës

Djegie gjatë urinimit

Dhimbje në sy

Dhimbje në abdomen

Dhimbje në legen

Dhimbje gjatë seksit

Gjakderdhje vagjinale

Simptomat te meshkujt:

Shkarkim jonormal nga penisi

Djegie gjatë urinimit

Dhimbje dhe ënjtje në njërin apo të dy testikujt (më rrallë)

Infeksioni trajtohet përmes antibiotikëve.

Britton Trabert nga National Cancer Institute, tha se ka dyfishim nga shtimi i rrezikut të kancerit ovarian.

"Ne po shohim një dyfishim në rrezikun e kancerit të vezoreve me një histori paraprake të sëmundjes inflamatore të legenit", tha ajo.

Ajo shtoi se kanceri ovarian është kancer i rrallë, por gratë që përballen me të kanë nivele të ulëta të mbijetesës.

Është shkaku i pestë kryesor i vdekjeve te gratë nga kanceri; 55 për qind e grave që e marrin atë vdesin brenda pesë viteve të diagnozës. Klamidia është tepër e zakonshme në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 1.5 milionë të rritur aktualisht kanë infeksion, sipas të dhënave të fundit të CDC.

Megjithëse mund të shërohet me vetëm një pilulë antibiotikësh, mund të jetë e vështirë të vërehet. Shpesh, ajo nuk tregon simptoma dhe është e mundur të zbulohet vetëm nga një test STD.

Edhe kanceri i vezoreve, apo ovarian është shumë i vështirë për t’u identifikuar. Simptomat janë kapsllëk, lodhje, dhimbje barku dhe metoda e shqyrtimit të tilla si Pap testet.

Për të hetuar lidhjen, Trabert analizoi të dhënat nga dy studime. Studimi i parë ishte nga Polonia, duke përfshirë 279 pacientë me kancer ovarian dhe 556 kontrolle.Tjetri ishte një studim i rastit nga Instituti Kombëtar i Kancerit të SHBA, duke përfshirë 160 gra me kancer ovarian gjatë kontrollit dhe 159 kontrolleve.

Në të dyja studimet u gjet se gratë që kishin pasur klamidia kishin dyfishin e rrezikut të kancerit të vezoreve, ndërkohë që HPV nuk duket të rriste rrezikun e tyre fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat