Cilat janë shkaqet që çojnë në zhvillimin e një infeksioni mykotik vaginal dhe simptomat paralajmëruese

Këshilla mjekësore

Cilat janë shkaqet që çojnë në zhvillimin e një infeksioni mykotik vaginal dhe simptomat paralajmëruese

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Zhvillimi i infeksioneve vaginale favorizohet ne situata kur ulet PH vaginal nen 5. Nje mukoze vaginale e shendetshme ka baktere ne sasi te konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike. Bakteri me i shumte ne numer ne vagine quhet Lactobacillus acidophilus. Ai ndihmon ne mbajtjen e organizmave te tjere si psh mykut nen kontroll. Kur ndodh dicka qe ndryshon balancen e ketij organizmi te rendesishem, myku mund te rritet shpejt dhe te japi siptomat e nje infeksioni mykotik. Dr. Jonida Reveli shkruan se nuk eshte infeksion seksualisht i transmetueshem, por të gjitha femrat duhet te njohin shkaqet, simptomat dhe masat parandaluese .
Kjo imbalance shkaktohet prej shume faktoreve si psh:
1. Perdorimi i antibiotikeve
2. Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.
3. Diabeti
4. HIV
5. Perdorimi i kortizonikeve.
6. Obeziteti
7. Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.
Siptomat kryesore te nje infeksioni mykotik vaginal sipas Dr. Jonida Reveli jane:
1. Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.
2. Kruajtje dhe skuqje.
3. Djegie apo dhimbje gjate urinimit.
4. Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.
5. Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa ere.

Keshillat qe jepen per parandalimin e mykozave vaginale jane:
1. Kujdesi per higjenen intime.
2. Pas kryerjes se nevojave personale keshillohet fshirja me drejtim nga para- mbrapa per te evituar shperndarjen e mykut nga anusi drejt vagines apo rrugeve urinare.
3. Perdorimi i te brendshmeve te pambukta higjenike.
4. Evitimi i rrobave te ngushta sidomos pantallonave.
5. Nderrimi i kostumit te banjos menjehere sepse mbajtja e gjate e kostumit te lagur shton temepraturen dhe lageshtiren ne zonen genitale duke predispozuar zhvillimin e mykut.
6. Nderrimi i pecetave higjenike apo tamponeve shpesh.
7. Mosperdorimi i spray, parfumeve apo deodoranteve ne zonen genitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat