Gërhisni në gjumë? Ja disa mënyra si ta evitoni dhe të bëni gjumë të qetë

Këshilla mjekësore

Gërhisni në gjumë? Ja disa mënyra si ta evitoni dhe të bëni gjumë të qetë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Gërhitja është një ndër fenomenet më shqetësues gjatë gjumit, sidomos pëe një person tjetër që ndodhet në dhomë bashkë me ju.

Studiuesit thonë se gërhitja vjen si pasojë  e kushteve jo të mira të gjumit tuaj. Pra ju nuk po flini në kushtet normale. Ajo vjen nga vështirësia e frymarrjes gjatë gjumit. Gërhitja.

-Gjuhën nxirreni përpara dhe shtrëngoni dhëmbët. Mundohuni të gërhisni. Nëse vëreni një gërhitje më të lehtë ka shumë mundësi që gjuha nxit gërhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gërhitjen.

-Nëse gërhisni me hundë kur mbani gojën mbyllur atëherë provoni:

-Shtrihuni në krahun e djathtë apo të majtë: sipas një teorie kur shtriheni në shpinë muskujt e zonës së gjuhës dhe fytit ngushtohen duke provokuar gërhitjen.

-Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

-Merrni frymë me shiritët e hundës: me ndihmën e sistemit brenda shiritit zgjerohen rrugët e frymëmarrjes në hundë dhe në këtë mënyrë parandalohet gërhitja. Ju ndihmon të shpëtoni dhe nga nxënia e hundëve kur jeni me grip apo kur vuani nga alergjia.

-Përdorni strip goje për të parandaluar gërhitjen: karamelet me aromë mendre luftojnë shkakun e gërhitjes dhe janë ideale për ju nëse gërhisni kur jeni shtrirë në shpinë. Këta zotërojnë një formulë e cila pakëson dridhjen e indeve të buta dhe mbulon pjesën e prapme të fytit gjatë gjithë natës. Nuk bën efekt në momentin kur e merrni në gojë por pas disa orëve.

-Spreit e gojës:  sprei lyen dhe zbut indet e buta në pjesën e prapme të fytit të cilat shkaktojnë dridhjen dhe më pas gërhitjen.

-Aparat kundër gërhitjes: duke shtyrë jashtë faqet e hundës zgjeron kanalet e frymëmarrjes së hundës dhe mundëson një frymëmarrje të lehtë.

-SomnoGuard: është një lloj cigarishteje termoplastike MAD e përdorur për kurimin e çrregullimeve të gjumit të shkallës së mesme, në të njëjtën kohë përdoret dhe nga boksierët. Duke sjellë përpara pjesën e poshtme të nofullës me gjuhën lehtëson frymëmarrjen dhe parandalon gërhitjen.

-Sprei bimor: dhe  ky sprei ngushton pjesën e brendshme të vrimës së hundës dhe krijon më shumë vend për të marrë frymë.  Krahas kësaj tendos indet e pjesës se sipërme të gojës duke pakësuar dridhjen. Sprei me erë të mirë pakëson gërhitjen.

-Lënia e cigares: pakësoni konsumimin e cigares ose lëreni krejt më mire. Në këtë mënyrë merrni frymë më lehtë dhe gërhitja do të pakësohet me kalimin e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat