Sulmet e zemrës mund të parandalohen duke ngrënë banane

Këshilla mjekësore

Sulmet e zemrës mund të parandalohen duke ngrënë banane

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Konsumimi i rregullt i bananeve dhe ushqimeve tjera që përmbajnë kalium mund t’i parandalojë sulmet e zemrës dhe të trurit, sipas hulumtimeve të reja.

Hulumtuesit nga Universiteti i Alabamas tregojnë se ushqimet e pasura me kalium mund t’i ndalin bllokadat vdekjeprurëse të cilat i bllokojnë arteret, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët përmes hulumtimeve të ndryshme me minj kanë konstatuar se minjtë të cilët konsumojnë sasi të lartë të yndyrës kishin qenë më të rrezikuar nga sulmet e zemrës.

Pastaj, minjtë ishin ushqyer me nivele të larta, normale dhe të ulëta të kaliumit.

Sipas rezultateve, arteret e minjve të cilët kishin konsumuar nivele të ulëta të kaliumit kishin qenë shumë më problematike.

Në anën tjetër, te minjtë të cilët kishin konsumuar sasi të larta të kaliumit, arterioskleroza kishte qenë më rrallë e zakonshme.

Studime të shumta kanë treguar se mungesa e kaliumit në trup mund të shkaktojë bllokimin e artereve, ndërkaq sasia e rekomanduar e kaliumit që duhet ta konsumoni në ditë është 4700 mg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat