Mëmësia i plak femrat më shpejt se cigarja

Këshilla mjekësore

Mëmësia i plak femrat më shpejt se cigarja

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:01
Foto Ilustrim

Për disa femra të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë, domethënë, derisa fëmija të kalojë moshën e tmerrshme dy vjeç, sigurisht.

Por teksa është një punë që sjell mjaft gëzim, është dhe majft e lodhshme duke u shqetësuar se ku dhe çfarë po bën pasardhësi juaj në çdo kohë të caktuar.

Kështu që nuk është surprizë një studim i George Mason University, në SHBA, i cili ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë.

Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20 deri në 44 vjeç, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës,një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë, shkruan Top Channel.

Teksa ritemi telomerët në mënyrë natyrale bëhen më të shkurtër, por studimi i ri thotë se ky proces përshpejtohet nga të qënit prind.

Por lajmi i keq nuk ndalet këtu. Më shumë fëmijë të keni, më të shkurtra bëhen telomerët, sipas këtij studimi. “U habitëm që patëm një rezultat të tillë. Ne zbuluam që femrat që kishin pesë apo më shumë fëmijë kishin telomerë më të shkurtër krahasuar me ato që nuk kishin asnjë, dhe akoma më të shkurtër se ato që kishin një, dy, tre apo katër”, thotë Anna Pollack, pjesë e grupit të studimit.

Arsye të tjera që ju shkurtojnë jetën përfshijnë qëndrimin ulur për një kohë të gjatë gjatë ditës, apo dhe mungesa e gjumit.

Disa këshilla si të zgjasni jetën:

Ushqyerje e shëndetshme dhe ushtrime të rregullta

Mbajeni trurin tuaj “aktiv”

Pini alkool në sasi të moderuar, nëse e konsumoni

Mos shkoni të sëmurë në punë

Mbani pesha të lehta

Merrni një kafshë

Kaloni kohë me njerëzit e dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat