Pesë komplikimet që sjell niveli i lartë i sheqerit në gjak

Këshilla mjekësore

Pesë komplikimet që sjell niveli i lartë i sheqerit në gjak

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 07:09
Ilustrim

Simptomat e diabetit tip 2 përfshijnë ndjenjën e etjes së madhe, humbjes së pashpjegueshme të peshës dhe lodhjes së madhe. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni gjithmonë kujdes kontrollit të sheqerit në gjakun tuaj.

Diabeti shkaktohet si rezultat i mos prodhimit të insulinës së mjaftueshme nga ana e pankreasit.

Mungesa e insulinës ndikon që glukoza të qëndrojë në sheqer dhe nuk konvertohet në energji.

Pa një trajtim të duhur, diabeti mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, sulmin në tru, sëmundjen e veshkave dhe madje disfunksionim seksual.

Personat e prekur nga diabeti janë deri pesë herë më shumë të prekur nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, ose të pësojnë sulm në tru, sipas NHS-së.

Prania e tepërt e glukozës në gjak mund të dëmtojë nervat tuaja dhe po ashtu çon në dhembje në gishtërinj. 

Nëse nervat në sistemin tuaj janë të prekura, atëherë mund të keni probleme me diarrenë, kapsllëk, të përziera dhe të vjella.

Rreth 40 për qind e pacientëve me diabet zhvillojnë sëmundjen e veshkave, sipas Diabetes.co.uk.

Diabeti prek edhe arteriet e trupit dhe derisa veshkat filtrojnë gjakun nga shumë arterie, ato mund të bëhen problem i rrezikshëm për pacientët.

Për të ndihmuar parandalimin e sëmundjes së veshkave, njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë veshkat një herë në vit. Testi përfshin urinën, ku detektohet nëse proteinat janë të pranishme në urinë.

Kombinimi me qarkullimin e dobët të gjakut mund të çojë drejt ulcerës.

Në mesin e personave të prekur me diabet, shumica kanë pasur infeksione në këmbë për shkak të të cilave ka ardhur edhe deri tek amputimi.

Meshkujt e prekur nga diabeti mund të vuajnë nga disfunksioni erektil. Ai zakonisht trajtohet përmes barnave, por ata që pinë duhan dhe që kanë dëmtim të nervave, ose dëmtim të venave të gjakut, janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut.

“Femrat me diabet mund të përjetojnë dëshirë të zvogëluar për seks, më pak kënaqësi në seks, më pak aftësi për orgazëm dhe kanë më tepër dhimbje gjatë seksit”, thekson NHS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat