A i dëmton çiklizmi organet gjenitale të meshkujve?!

Këshilla mjekësore

A i dëmton çiklizmi organet gjenitale të meshkujve?!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Hulumtimet e fundit e rrëzojnë teorinë se presioni i çiklizmit mund të shkaktojë probleme me ereksion, dhe gjithashtu sugjerojnë se çiklizmi faktikisht mund ta përmirësojë performancën te meshkujt më të vjetër.

Në vitet e fundit, shkencëtarët e kanë ndërlidhur çiklizmin me disa probleme shëndetësore te meshkujt, duke përfshirë problemet me ereksion, ku spekulohet se ky problem shkaktohet nga çiklizmi që e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis, transmeton telegrafi.

Një tjetër studim e kishte ndërlidhur çiklizmin me kancer të prostatës – ose të paktën kështu e kishin paraqitur mediat. Por hulumtuesit kishin pranuar se mostra e tyre kishte qenë e vogël, dhe se duhet të bëhen më shumë hulumtime.

Sidoqoftë, tanimë shkencëtarët e kanë sqaruar dilemën më të madhe sa i përket çiklizmit: ky aktivitet sportiv nuk i dëmton organet gjenitale të meshkujve aspak.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se çiklistët nuk kanë probleme seksuale apo urinare më shumë se notarët dhe vrapuesit.

Dhe në fakt, sa i përket moshës, shkencëtarët gjithashtu thonë se çiklistët me intensitet më të lartë kanë raste më të ulëta të problemeve me ereksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat