Ushqimet që nuk duhen ngrohur, sepse helmoheni!

Këshilla mjekësore

Ushqimet që nuk duhen ngrohur, sepse helmoheni!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:32
Ilustrim

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë. Disa ushqime mund të konsumohen pas ringrohjes së tyre, por disa të tjera mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin. Ja disa ushqime të cilat nuk këshillohen të ringrohen për herë të dytë apo të tretë, shkruan Femina.

Spinaqi

Ky ushqim rekomandohet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij. Sipinaqi përmban një sasi të lartë nitratesh të cilat shëndërrohen
në nitrite pasi ngrohen. Kjo do të thotë se spinaqi i ringrohur mund të prodhojë qeliza kancerogjene në trup.

Selinoja

Është e përdorshme kryesisht në përgatitjen e supave. Selinoja përmban nitrate si spinaqi, që do të thotë se ndodh i njëjti proces pas ringrohjes, nitratet shëndërrohen në nitrite.

Panxhari

Ky perim përmban gjithashtu nitrate dhe mund të rezultojë i dëmshëm nëse ju e ringrohni atë.

Patatet

Patatet kanë vlera të larta ushqyese, por nëse i lini të qëndrojnë një ditë apo më shumë ato mund t’i humbasin këto veti të mira.

Vezët

Vezët mund të rezultojnë vdekjeprurëse nëse ato qëndrojnë disa ditë të gatuara dhe të pakonsumuara.

Mishi i pulës

Nëse hani mishin e pulës të nesërmen pasi është përgatitur mund të shkaktojë probleme në tretje sepse struktura e proteinave të gjendura në pulë ndryshon të nesërmen.

Kërpudhat

Janë një ndër ushqimet më të rrezikshme nëse i konsumoni disa ditë pasi janë gatuar dhe i ringrohni ato. Është e rekomanduar që kërpudhat të konsumohen menjëherë pas përgatitjes. Nëse i hani ditën e nesërme, hajini të ftohta dhe mos i ringrohni ato sepse mund të shkaktojnë probleme me tretjen, madje edhe me zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat