Ngjituni shkallëve për ta zvogëluar shtypjen e gjakut dhe për t’i forcuar muskujt e këmbëve

Këshilla mjekësore

Ngjituni shkallëve për ta zvogëluar shtypjen e gjakut dhe për t’i forcuar muskujt e këmbëve

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:49
Ilustrim

Nëse nuk keni para ose kohë për ushtrime të rezistencës dhe aerobike, pse nuk provoni të ngjiteni shkallëve?

Një studim i ri ka demonstruar se ecja shkallëve jo vetëm se e zvogëlon shtypjen e gjakut, por edhe jua forcon muskujt e këmbëve, e në veçanti te gratë pas menopauzës të cilat kanë mungesë të estrogjenit dhe q janë të prira të kenë probleme me muskuj dhe vaskulare.

Ushtrimet e rezistencës me intensitet të lartë janë efektive për ta zvogëluar humbjen e forcës së muskujve si pasojë e moshës te femrat pas menopauzës.

Sidoqoftë, këto ushtrime gjithashtu e kanë potencialin ta rrisin shtypjen e gjakut te të rriturit e moshës së mesme që vuajnë nga hipertensioni ose para-hipertensioni.

Por këto efekte negative janë minimizuar duke i kombinuar ushtrimet e rezistencës me ato aerobike, ndonëse ka shumë pengesa që i parandalojnë femrat t’i gëzojnë këto efekte.

Ndër këto pengesa përfshihen mungesa e kohës, mungesa e parave, mungesa e qendrave të palestrës, moti i dobët, etj.

Në anën tjetër, ngjitja shkallëve ofron përfitime aerobike dhe i forcon muskujt e këmbëve pa pasur nevojë ta lini shtëpinë apo të paguani palestrën.

Gjithashtu me ngjitjen e shkallëve e zvogëloni edhe rrezikun e osteoporozës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat